Ndërsa kullat shumëkatëshe shtohen dita-ditës, ajo që ka më pak rëndësi është siguria e atyre që i ndërton. Sektori i ndërtimit dhe ai minerar po shndërrohen në arenat më të rrezikshme, ku humbja e jetës është bërë statistikë dhe drejtësia një iluzion. Me dhjetëra kantiere në zhvillim e sipër, punonjës të pa pajisur me mjete mbrojtëse, pa trajnime dhe në kushte të pasigurta. Në shumë raste, ata as nuk figurojnë si të punësuar, pasi punojnë pa kontrata dh...