Prej dekadash, Shqipëria mban të mbyllur në burgje të zakonshme njerëz me çrregullime mendore në konflikt me ligjin, duke shkelur të drejtat e tyre dhe standardet europiane. Shënkolli, institucioni më i mbingarkuar, përfaqëson një plagë të hapur të shëndetësisë dhe drejtësisë sonë: dhoma të mbipopulluara, mungesë specialistësh, kushte degraduese dhe marrëveshje të pambajtura. Pavarësisht vendimeve të Strasburgut dhe premtimeve qeveritare, spitali i posaçëm mbete...