Në bregun e Adriatikut, aty ku lumi Ishëm derdhet në det, qetësia thyhet nga pamja e rërës së mbuluar me shishe plastike, qese infuzioni dhe mbetje të tjera spitalore. Ujërat e zeza dhe kimikatet përzihen me valët, duke shndërruar këtë peizazh në një simbol të degradimit. Aty ku dikur kishte jetë ujore, sot mbizotëron fjala “biologjikisht i vdekur.” Investime publike multim milionë euro për pastrimin e tij kanë dështuar plotësisht, ndërsa ujërat toksike vazhdojn...